Zbulohet kura për diabetin?

Vijnë lajme të reja për kurimin e diabetit. Bëhet fjalë për një miks terapie gjenetike dhe celulave staminale, të cilat janë provuar në minj për të luftur diabetin e tipit 1.

Kjo lloj sëmundje prek pankreasin dhe si pasojë nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë. Rezultati i eksperimentit është mjaft shpresëdhënës, dhe është botuar në revistën shkencore “Science Translational Medicine”.

Me anë të kësaj metode është bërë e mundur që të eliminohet problemi , dhe të prodhohet normalisht hormoni i insulinës.

Sipas endokrinologut Paolo Fiorina, drejtor i qendrës  “Romeo ed Enrica Invernizzì” të Universitetit Shtetëror të Milanos, kjo ndërhyrje  ndikon direkt në rimodelimin e sistemit imunitar.

Të gjithë minjtë që ishin identifikuar me diabet, pas eksperimentit ishin të kuruar krejtësisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne