Zbulohet marrëveshja e fshehtë Tirana – Skënderbeu, ja lojtarët që përfshihen

Tirana kërkon një sulmues, ndërkohë që këtë verë janë afruar dy, Junus Sentamu dhe Eder Paulista. Ky i fundit duket jashtë forme për momentin, pasi ka ardhur nga Brazili pa stërvitje dhe tashmë po rimerr veten.

Trajneri Ze Maria po pret lëvizjet e presidentit Halili, ndërkohë që në skenë ka dalë një emër i lakuar edhe më parë dhe ai është Sebino Plaku. 32-vjeçari i Skënderbeut me shumë mundësi do të ikë nga korçarët, ndaj pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Te Skënderbeu po mendojnë ta përfshijnë sulmuesin në marrëveshjen për mbrojtësin Albi Doka, për të cilin presidenti Takaj ofron 180 mijë euro për kartonin e tij.

Një lëvizje e tillë do të ishte një rekord për transferimet brenda vendit, pasi me këto shifra nuk ka lëvizur asnjë futbollist tjetër brenda kampionatit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne