Zbulohet një varr masiv në Mosul

Forcat e ushtrisë së Irakut në lagjen Shafa të qytetit Mosul kanë zbuluar një varr masiv.

Agjencia IRNA e lajmeve informon se në këtë varr masiv, grupi terrorist ISIS ka varrosur 60 civilë prej të cilëve 23 ishin punonjës shteti dhe avokatë femra. Edhe më herët forcat irakiane kanë zbuluar disa varre masive të ngritura nga ISIS në provincat Anbar dhe Ninva. Grupi terrorist takfirist ISIS, ka sulmuar qytetin Mosul në Irak që prej vitit 2014, mirëpo me ndërhyrjen e vitit të kaluar të ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut u mundësua çlirimi i zonave lindore të Mosulit. Prej së shtunës së kaluar forcat irakiane kanë nisur një operacion të gjerë për të vënë nën kontroll bastionin e fundit të ISIS që përfshin xhaminë e madhe Nuri dhe tre zona përreth saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne