Mumja e një fëmijë mesjetar ka treguar rastin më të hershëm të hepatit B.

Analiza e një ADN-je që i përket shekullit 16-të, e gjetur në bazilikën e Shën Domenico Maggiore në Napoli, zbuloi se fëmija ishte infektuar me një lloj virusi të lashtë të hepatit B (HBV).

Ekipi shkencëtarëve beson se gjetjet e tyre mund të ndihmojnë të hedhin dritë të re mbi origjinën e lashtë të sëmundjes, e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vret 1.5 milionë njerëz në vit.

Analiza e mëparshme shkencore e shekullit të 16-të, e cila nuk përfshiu testimin e ADN-së, tregoi se fëmija ishte i infektuar me virusin Variola ose nga sëmundja e lisë. Në fakt kjo ishte dëshmia më e vjetër mbi prezencën e lisë në eshtrat mesjetare.

Duke bërë analizën e AND-së, studiuesit nga McMaster University besojnë se fëmija është infektuar nga HBV.

 

 

37