Zbulohet për herë të parë milingona që kryen sulm kamikaz

Një lloj i ri milingonash kamikaze janë gjetur në ishullin Borneo në Azinë Juglindore.

Milingonat “shpërthyese” sakrifikojnë veten për të sulmuar grabitqarët dhe për të mbrojtur koloninë e tyre.

‘Colobopsis explodens’ u zbulua nga një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë të cilët identifikuan 15 lloje të veçanta të milingonave shpërthyese në pyjet tropikale.

Ekipi vuri re se kjo specie ishte “veçanërisht e prirur për t’u vetë-sakrifikuar kur kërcënohej nga arthropodët e armikut”.

Në betejë e sipër, ajo bën sakrificën e fundit duke nxjerrë një lëng toksik të aftë për të vrarë kërcënuesin – por gjithashtu duke shkaktuar shkatërrimin heroik të milingonës.

Mekanizmi është i vendosur nga milingonat e vogla punëtore si një mjet i fundit nëse qëndrimi mbrojtës me ngritjen e pasmë nuk paralajmëron armikun.

Alice Laciny, një entomolog me Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë, dhe studiuesi i projektit i tha National Geographic se substanca vdekjeprurës mban një erë me aromë të fortë.

Kjo tendencë vetëvrasëse tek species quhet “autothysis”, dhe është e zakonshme në superorganizmat si milingonat, të cilët punojnë si kolektiv. Bletët kanë një sjellje të ngjashme mbrojtëse vetë-destruktive./OraNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne