Zbulohet roli amerikan në masakrën anti komuniste të vitit 1960 në Indonezi

Tridhjetë mijë fletë dosjesh janë publikuar mbi aktivitetet amerikane në Indonezi gjatë tranzicionit të egër të arqipelagut nga një diktaturë socialiste në një diktaturë ushtarake pro-perëndimore në mesin e viteve 60. Dokumentet konfirmojnë se Uashingtoni ishte i vetëdijshëm dhe e mbështeti rrëzimin e qeverisë nga ushtria dhe spastrimin e kundërshtarëve komunistë.

Spastrimet antikomuniste të viteve 1965 dhe 1966 ishin aq të tmerrshme, sa CIA i pershkroi si “vrasjet masive më të mëdha të shekullit të 20-të”. Nga 400,000 deri në 1 milion të akuzuar si majtistë u vranë, ku disa vlerësime të tjera e cojnë shifrën deri në 3 milionë.

Prej kohësh dihej se në vitin 1965, Amerika dhe aleatët e saj e mbështetën rrëzimin e qeverisë nga ushtria. Ambasada amerikane dhe CIA u akuzuan për ofrimin e armëve, ndihmës ekonomike, trajnimit të forcave të Suhartos, si dhe dhenien e listave të emrave të 5,000 komunistëve. Ambasada pohoi në vitin 1990 se lista në fjalë u përpilua nga një zyrtar që veproi në kokë të tij. Studiuesit debatuan nëse SHBA kishte ndihmuar në vrasjet masive apo jo.

Një nga kabllogramet e sapo publikuara erdhi nga sekretari i parë i ambasadës, Mary Vance Trent, i cili i tregonte Uashingtonit për një “kthesë fantastike që kishte ndodhur brenda 10 javësh” ku u panë të masakroheshin rreth 100,000 njerëz.

Një kabllogram tepër tronditës i vitit 1966 nga oficeri i CIA-s Edward Masters diskutonte “problemin” e të burgosurve të kapur komunistë. “Shumë provinca duket se po e zgjidhin me sukses këtë problem duke i ekzekutuar të burgosurit e tyre (komunistë) ose duke i vrarë para se ti kapin, një detyrë e kryer me ndihmën e të rinjve muslimanë”, thuhet në raportimin e Masters.

Dokumentet janë përpiluar në vitin 2001 nga departamenti i Shtetit amerikan dhe më pas u klasifikuan vetëm për t’u publikuar sot. “Me sinqeritet nuk e dimë nëse shifra e vërtetë është 100,000 apo 1,000,000″, thuhej në kabllogramin e prillit te vitit 1966, i bashkangjitur në raportin e vitit 2001.

Senatori i SHBA Tom Udall (D-NM), i cili paraqiti një projektligj në vitin 2015 ku bënte thirrje për deklasifikimin e të gjitha dokumenteve lidhur me këtë çështje, si dhe sygjeroi që Indonezia të krijonte një komitet pajtimi për masakrat, e vlerësoi publikimin e dokumenteve.” Këto dokumente do të tregojnë transparencë më të madhe në lidhje me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë indoneziane gjatë së njëjtës periudhë që këto krime të tmerrshme u kryen,” tha Udall në një deklaratë.

“Sot kjo gje vertet tregon përparim të vërtetë. Por në Indonezi, shumë prej individëve të cilët qëndrojnë prapa këtyre vrasjeve vazhdojnë të jetojnë pa u ndëshkuar, ndërsa viktimat dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të jenë të izoluar dhe të panjohur. Këto padrejtësi po mbajnë prapa Indonezinë nga arritja e pajtimit dhe realizimit të potencialit të saj demokratik. Këtu në Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojmë përparimin e vazhdueshëm demokratik si një aleat jetësor dhe duhet të përballemi me rolin tonë në këto veprime të tmerrshme. Vetëm duke pranuar të vërtetën rreth historisë sonë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të flasin me forcë dhe me besueshmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut në të ardhmen”.

Indonezia, e cila kishte qenë një koloni e Holandës për shekuj me radhë, shpalli pavarësinë në gusht 1945 duke krijuar shtetin modern të Indonezisë, me socialistin dhe anti-imperialistin Sukarno si presidenti i parë i vendit të ri. Sukarno u përpoq të balanconte ushtrinë, islamin politik dhe komunizmin në një politikë të quajtur “Nasakom” dhe ishte një nga anëtarët themeltarë të lëvizjes të paangazhuarit me vende të tjera ish koloni si Egjipti dhe India.

Por me kalimin e kohës, Sukarno favorizoi më shumë aleatët e tij komunistë, veçanërisht ata jashtë vendit në Kinë dhe në Bashkimin Sovjetik. Varfëria dhe uria e rrethoi vendin e tretë më të madh komunist në botë dhe Indonezia grumbulloi borxhe të mëdha për Pekinin dhe Moskën. Sukarno gjithashtu goditi islamistët dhe u përpoq të dobësonte elementët ushtarakë të shoqërisë përmes masave të tilla si krijimi i një milicie fshatare të lidhur me komunizmin.

Pas një grushti të dështuar kundër Sukarno-s në shtator të vitit 1965, ushtria fajësoi partinë komuniste indoneziane dhe aktorët kinezë, vendi shumë shpejt u shpërbë dhe shkoi drejt një spastrimi jashtëzakonisht të përgjakshëm. Ushtria dhe islamistët u bashkuan për të asgjësuar regjimin e Sukarnos, duke masakruar udhëheqjen e partisë komuniste. Dokumentet sugjeruan gjithashtu se ambasada e SHBA kishte dëshmi të besueshme se grushti nuk ishte orkestruar nga komunistët – analizat e më vonëshme vunë në pikëpyetje pretendimet e ushtrisë indoneziane mbi fajtorët dhe motivet pas përpjekjes së grushtit të shtetit.

Udhëheqësi i rebelimit, gjenerali Suharto, mori kontrollin e presidencës dhe e vendosi Sukarnon nën arrest shtëpiak, ku vdiq në vitin 1970 pas mosfunksionimit të veshkave. Suharto do të mbetej diktatori ushtarak, mik i SHBA-së, derisa u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 1998.

Trashëgimia e masakrës mbetet ende e ndërlikuar në Indonezi. Tekstet shkollore diskutojnë shkurtimisht për një “fushatë patriotike”, një kryengritje kombëtare ku 80,000 shtypës komunistë u vranë. Një simpozium i vitit 2016 i cili do diskutonte mbi tragjedinë u ndesh me reagime të ashpra dhe në shtator 2017, një turmë antikomuniste ndërpreu një takim të aktivistëve të cilët do diskutonin për masakrat./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne