Zbulohet tema te emisoni i Zhejit: Kryeministri ndërmjet shumë zjarresh, i shuan dot të gjitha?

Emisioni 360grade i Artur ZHEJIT mbrëmjen e sotme do të përqendrohet te “zjarri” që është ndezur rreth kryeministrit, duke ngritur pyetjen, A do të arrijë ti shuaj do të gjitha vatrat?

Situata pas dorëheqjes së ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj mbetet e nderë dhe me shumë pikëpyetje.  Ndërkohë kryeministri vijon fushatën e vet zgjedhore, duket i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, të cilat duken sot, më shumë se dje, në rend të ditës. Strategjia e Opozitës duket vetëshkatrrimi i Shumicës dhe dukshëm ka hequr dorë nga protestat apo mjetet e tjera të opozitarizmit radikal.

Në këtë kuadër lindin pyetje të shumta si:

A do të mundet Rama, të kopsisë edhe kësaj rradhe situatën?
Vrasja e Kaçifas, veproi drejt RENEA?
Është e rastësishme marrëzia e djaloshit minoritar në kulmin e krizës politike?
Ballkanizimi që të çon në vetëvrasje…

Prandaj për këto dhe shumë të tjera na ndiqni sot në orën 21:00 në Rtv Oranews, në portalin 360grade.al. Në Facebook dhe Youtube.

Të ftuar:

1. Erl Murati
2. Fatos Klosi
3. Trashëgim Sokolaj
4. Olsi Jazexhiu
5. Laert Vasili
6. Arben Llalla
7. Bejdo Malo


Burimi: 360grade.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne