Zëdhënësi i Dumës ruse: Takimi i Putin dhe Trump hapi i parë në luftën kundër terrorizmit

Zëdhënësi i Dumës ruse ka thënë se takimi i liderëve të SHBA dhe Rusisë është hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe luftës kundër terrorizmit.

Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, Peter Tolstoj, zëdhënës i Dumës ruse ka njoftuar në lidhje me marrëveshjet e rëndësishme të arritura në takimit e Vladimir Putin dhe Donald Trump. Tolstoj ka thënë: Ashtu siç kishte thënë Sergei lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë para këtij takimi, në këtë takim u dakordua që të krijohet një grup i punës special me praninë e përfaqësuesve nga Rusia dhe Amerika për zgjidhjen e krizës së Ukrainës dhe ata në kuadër të marrëveshjes së Minskut të koordinojnë të gjitha hapat e mëtejshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne