Zejnepe Jakupi Bytyqi: Qeverisës apo i qeverisur?

Zejnepe Jakupi Bytyqi-Malishevë

18 vite pas luftës në vendin tonë, janë ndërruar rolet dhe aktorët por skenari ka mbet gjithnjë i njëjti.

18 vite mosqeverisje e duhur, korrupsion, nepotizëm, ngecje në procese shumë të mëdha, zhvatje e parasë publike, mungesa e hapjes së vendëve të reja të punës, asnjë fabrikë e hapur dhe të gjitha këto kanë qenë shkak i ikjes së të rinjëve nga vendi ynë në mënyrë masive.

18 vite janë bërë lloj-lloj eksperimenti në arsim por gjithnjë pa rezultat dhe pasojat i kanë vuajtur nxënësit apo studentët.

18 vite nëna, gruaja, motra apo bija është e diskriminuar në tërësi, vetëm 12% e fermave janë punësuara krahas numrit të madh të tyre që diplomojnë në vit, e që sipas disa statistikave 1000 femra diplomojnëmë shumë se sa meshkujt.

18 vite në parlamentin e Kosovës ka pasur vetëm kotje dhe gjumë nga deputetët, ka pasur deputet/deputete që për tërë mandatin asnjëherë nuk e kanë ndezur mikrofonin për të thënë diçka!

18 vite tym, gaz dhe banalitet gjithnjë në kurriz të qytetarit.

Nëse edhe në këto zgjedhje nuk reflekton qytetari, atëherë ky popull ka një problem madhor.

Është koha që ta lëmë anash interesin familjar, të reflektojmë në të mirë të popullit dhe shtetit.

Sa e sa sharja, akuza e fyerja është bërë ndërmjet partive të pushtetit mes veti dhe opozitës por që në moment që vie në pah kolltuku apo interesi i tyre, ata e harrojnë qytetarin e Kosovës dhe u intereson vetëm xhepi i tyre.

Tani është moment kur qytetari i Republikës së Kosovës të vendos nëse do të jetë udhëheqës apo i udhëhequr, qeverisës apo i qeverisur!

*Kandidate për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga Partia Fjala

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne