Zelandë e Re, nëna dhe shoku i yllit të ragbit Williams bëhen muslimanë

Nëna dhe shoku i yllit të ragbit, lojtarit të kombëtares së Zelandës Re, Sonny Bill Williams, kanë zgjedhur të bëhen muslimanë pas sulmit terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch ku si pasojë humbën jetën 50 persona dhe u plagosën 50 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

John Fontain, shoku i Sonny Bill Williams në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social ka njoftuar se Lee Williams nëna e lojtarit Williams dhe shoku i tij në skuadrën e kombëtares Offa Tuungafasi janë bërë muslimanë.

Pasi ka postuar një fotografi bashkë në xhami të Williams dhe shokut të tij Tuungafasi që ka zgjedhur islamin, Fontain ka thënë: “Allahu Ekber, sot nëna e Sonny Bill Williams dhe shoku i tij i skuadrës Offa Tuungafasi kanë pranuar islamin. Uroj që Allahu t’u japë atyre lehtësi dhe t’i vendos në xhennetin Firdevs”.

Ndërkohë bëhet e ditur se 33 vjeçari Williams që bashkë me Tuungafasi ka vizituar të plagosurit në spitalin në Christchurch nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen, por në llogarinë e tij në Twitter shkroi: “Nënë Elhamdulilah” duke postuar një fotografi të nënës së tij e mbuluar me shami dhe vëllait të tij i cili e ka pranuar më parë islamin.

Pas sulmit terrorist Williams postoi një video nga llogaria e tij në rrejtin social ku ai kishte thënë: “Vetëm e kam dëgjuar lajmin dhe aktualisht nuk mund ta shpreh me fjalë se si ndihem”.

Williams është muslimani i parë që ka veshur fanellën e kombëtares së Zelandës së Re në ragbi. Ai pranoi islamin në vitin 2009 kur luante për ekipin RC Toulonnais të Francës. Ai është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne