Zelandë e Re – Rritet numri i viktimave të sulmeve terroriste ndaj xhamive

Numri i viktimave të sulmeve terroriste ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re doli në 50.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së qytetit në fjalë, Mike Bush në prononcimin e tij të bërë në interes të gazetarëve bëri të ditur se numri i viktimave që humbën jetën në sulmin terrorist doli në 50, ndërsa shtoi se 36 të plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike, po vazhdojnë të kurohen nëpër spitale.

Bush shtoi se lista e viktimave të sulmeve terroriste iu dha edhe familjarëve, ndërsa tha se identiteti i tyre ende nuk u publikua.

Ai gjithashtu bëri të ditur se vendimi për shtimin e masave të sigurisë përreth xhamive në Zelandën e Re do të vazhdojë të mbeten në fuqi deri sa zyrtarët të vendosin për heqjen e tyre.

Në sulmet terroriste të ndërmarra të premten ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re me interval kohor 10 minuta, mbetën të vrarë 49 persona që ndodheshin në xhamitë për faljen e namazit të xhumasë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne