Zëvendësoni ilaçet me dardhën, parandaloni këto sëmundje

Frutat janë ilaçet e duhura për shumë shqetësime të shëndetit tonë. Një prej tyre është edhe dardha, e cila përveç shijes së preferuar nga të gjithë, ju ndihmon edhe të parandaloni shumë sëmundje. Sipas studimeve të fundit, ky frut ka një sërë vlerash dhe dobitë që i sjell organizmit.

– Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

– Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.

– Lëngu i dardhës mund t’ju ndihmojë të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

– Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrën e trashë.

– Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.

-Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

– Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.

– Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare

– Dardha ul kolesterolin në gjak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne