Zëvendëspresidenti turk Oktay shkon në Itali për Konferencën e Libisë

Zëvendëspresidentii Turqise Fuat Oktay do të shkojë sot në Itali për të marrë pjesë në Konferencën për Libinë.

Në deklaratën e bërë nga burimet e presidencës bëhet e ditur se Oktay do të zhvillojë një vizitë dyditore gjatë datave 12-13 nëntor në Palermo, për të marrë pjesë në “Konferencën për Libinë”, që zhvillohet me mirëpritjen e Italisë.

Oktay do të marrë pjesë në darkën që do të shtrohet nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte për krerët e delegacioneve, pjesëmarrëse në konferencë.

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay pritet të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e delegacioneve dhe bashkëbiseduesit pjesëmarrës në konferencë.

Nga ana tjetër, në deklaratë bëhet e ditur se në konferencën, ku krahas autoriteteve libiane dhe të ftuarve nga vendet e huaja, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të qarqeve të ndryshme të Libisë.

Në deklaratë bëhet e ditur se shpresohet që kjo konferencë të shërbejë për përshpejtimin e procesit politik të vendit, që zbatohet në pararojën e Kombeve të Bashkuara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne