Zeybekci: Mbështetja ndaj Katarit do të vazhdojë

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, duke bërë të ditur se ka arritur në 105 numri i avionëve të dërguar me ushqime dhe produkte mbështetëse ndaj Katarit i cili po përjeton një krizë me disa nga vendet arabe, tha se, “Dërgimi me avion i produkteve normale ushqimore nuk është i vazhdueshëm dhe ekonomik. Anija jonë e parë drejt Katarit do të niset ditën e sotme, dhe më pas do të vazhdohet me anije”.

Ministri Zeybekci i është përgjigjur pyetjeve të Anadolu Agency (AA), në lidhje me çështjen dhe duke informuar për hapat që Turqia ka hedhur në përballimin e nevojave të Katarit, Zeybekci tha se, “Turqia vazhdon të përballojë nevojat. Besojmë se ky problem do të marrë fund së shpejti. Ka arritur në 105 numri i avionëve për ngarkesa që Turqia ka dërguar në Katar”.

“Nuk është ekonomike dërgimi me avion i produkteve normale ushqimore. Anija jonë e parë do të niset ditën e sotme drejt Katarit, dhe më pas do të vazhdojmë me anije. Gjithashtu aktualisht kemi filluar të përdorim edhe rrugën tokësore. Pas produkteve ushqimore kemi nisur edhe produkte me furnizimet e konsumit dhe nevojat shtëpiake. Në ditët në vijim do të kalojmë me shpejtësi edhe në fushat e tjera. Uroj që kjo situatë të normalizohet sa më parë dhe të përfundojë problemi me vëllezërve në Gji, ku dhe do të jetë mirë që të hyhet pa probleme në Bajramin e Ramazanit. Urojmë ndër të tjera që të ketë një përqafim mes vëllezërve në një ditë të begatë të muajit Ramazan”, ka theksuar Zeybekci duke vënë në dukje se është i pamundur vazhdimi i procesit me avionë.

Ndërsa në lidhje me bisedimet që do të kryhen me zyrtarët e Booking.com për të cilën nëpërmjet një vendimi gjykate i janë ndaluar aktivitetet në Turqi, ministri Zeybekci është shprehur: “Nuk mendoj se ditën e nesërme do të deklarohet ndonjë rezultat. Kolegët tanë kanë biseduar, por për mua do të jetë biseda e parë. Në përgjithësi do të kryejmë një takim dëgjesë dhe vlerësimin e kërkesave të tyre. Dëshirojmë që të arrijmë një rezultat shumë të shpejtë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne