Zgjedhje pa opozitën, ambasadori Borchardt: Nuk e parashikoj dot nëse do t’i njohim

Ambasadori i OSBE-së ka dalë me deklaratën e radhës për situatën në Shqipëri, duke luajtur me enigmën e madhe, nëse OSBE do t’i njohë zgjedhjet lokale të qershorit pa opozitën.

Borchardt ka shkuar edhe më tej në analizën e tij, duke menduar për efektet që veprimet e opozitës shqiptare do kenë për gjithë rajonin.

Nga monitorues i zgjedhjeve, Borchardt po bën rojtarin e demokracisë për gjithë Ballkanin, me alibinë se rajoni mund të rrëshqasë kollaj në destablitet tani që Shqipëria po del nga binarët

Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Ne pikë së pari e shkurajojmë dhe nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla, apo simbol i stabilitetit në rajon. Tani ne shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet. Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini se në shumë vende ka opozita që bojkoton parlamentin, por kjo nuk funksion se nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne