Zgjedhjet lokale në Turqi, kryeson partia në pushtet AKP

Ka filluar procesi i numrimit të votave në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot në Turqi. Deri tani janë hapur gati 35% e kutive të votimit dhe nga votat e numëruara deri në këto momente partia AKP e presidentit Erdogan udhëheq në mbi 600 komuna, përfshirë edhe Ankaranë dhe Stambollin. CHP udhëheq në mbi 200 komuna, ndërsa MHP afër 200 komuna.

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues kishin të drejtë të hedhnin votën e tyre në 194.390 vendvotime.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garuan 12 parti politike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne