Zgjedhjet në ditën e Barjamit, reagon myftiu i Shkodrës: As në komunizëm nuk ndodhte, kjo është islamofobi

Nga falja e së premtes në xhaminë e Parrucës, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka kritikuar marrëveshjen mes dy liderve kryesorë të politikës, Edi Rama dhe Lulzim Basha mbi mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor, që përkon me festën e Bajramit për myslimanët. Një veprim i tillë sipas Sytarit nuk kishte ndodhur as në kohën kur Shqipëria drejtohej nga komunistët dhe besimi ishte i ndaluar.

Sytari: Sa jemi befasuar kur dëgjuam dy aktorët kryesorë të politikës së sotme shqiptare që caktuan si datë të zgjedhjeve të sivjetshme ditën e Fitër Bajramit, një fenomen që besoj se as në kohën e errët të sistemit komunist mund të ketë ndodhur, edhe pse aso kohe feja ishte e ndaluar me ligj. Dhe më pas thonë se nuk jemi islamo-popull e nuk ka islamo-fobi po cfarë është kjo?

Ai u ndal edhe tek fenomenet aspak të pëlqyeshme sipas tij me të cilat është dashur të përballen myslimanët gjatë viteve të shkuara në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku festat me alkool janë zhvillluar ngjitur me xhamite e qytetit.

Imam Sytari u ndal në mesazhin e tij përpara besimtareve tek rendesia që ka muaji i shenjtë i Ramazanit për çdo mysliman dhe agjerimi në vetvete, cilësohet si sakrificë e pranuar. /Oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne