Zgjedhjet presidenciale në Turqi-Partitë politike aplikojnë për kandidatët e tyre

Deklarohen një e nga një kandidatët e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në 24 qershor në Turqi.

Kandidatura e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot është bërë zyrtare.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Lëvizja Nacionaliste (MHP) për kandidatin e përbashkët, Rexhep Tajip Erdoan, aplikuan në Këshillin e Lartë Zgjedhor.

Për kandidaturën e Presidentit Erdoan, Kryeministri dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë AK, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe Kryetari i Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli aplikuan së bashku në Këshillin e Lartë Zgjedhor.

Jëlldërëm dhe Bahçeli dorëzuan vendimet e grupeve parlamentare.

Kurse Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) është deputeti i Jallovas (Yalova), Muharrem Inxhe (Ince).

Vendimin e deklaroi Kryetari i CHP-së, Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu), i cili ka qenë dy herë rival i Incesë.

Këshilli i Lartë Zgjedhor kishte bërë të ditur se kishte pranuar aplikimet e kandidaturës për Kryetarin e Partisë Atdheu, Dou (Doğu) Perinçek, Kryetaren e Partisë IYI, Meral Akshener (Meral Akşener), Kryetarin e Partisë Lumturia, Temel Karamollaollu (Karamollaoğlu) dhe Kryetari i Partisë Drejtësia, Vexhdet Ëz (Vecdet Öz).

Edhe Kryetarja e Partisë IYI, Meral Akshener filloi procesin e nënshkrimit për kandidaturën e presidentit.

Duke shkuar në Këshillin e Zgjedhjes në Yskydar (Üsküdar) të Stambollit, ajo hodhi firmën për kandidaturën e saj.

Në mënyrë që Akshener të bëhet kandidate për president duhet të aplikojnë me firmë 100 mijë persona./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne