Zgjohet Katalonja, grupet pro-pavarësisë ngrihen në protesta

Protestuesit pro-pavarësisë së Katalonjës janë duke bllokuar disa rrugë të këtij territori teksa ministrat spanjollë janë duke mbajtur një takim të kabinetit qeveritar në Barcelonë. Ky takim synon të ulë tensionet disa muaj pasi liderët katalonas janë burgosur për tentim të pavarësimit të rajonit të Katalonjës. Kryeministri, Pedro Sánchez dhe lideri katalonas Quim Torra janë pajtuar të enjten për të zhvilluar një “dialog efektiv”.

Takimi së premtes është organizuar pikërisht një vit pasi Qeveria e mëparshme spanjolle ka mbajtur zgjedhje të parakohshme në Katalonjë, një vendim që ishte cilësuar si provokativ nga grupet pro-pavarësisë. Teksa takimi ka qenë duke u zhvilluar, policia dhe protestuesit janë përleshur në qendër të Barcelonës. Të paktën katër persona janë arrestuar, derisa forcat rajonale policore kanë thënë se një burrë është ndaluar pasi ka pasur materiale që përdoren për të krijuar pajisje shpërthyese.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne