ZHDUKEN DY SHQIPTARË PAS SHEMBJES SË URËS NË ITALI

Tragjedia e shembjes së urës mesditën e sotme në Xhenova të Italisë ka tronditur Evropën ditën e sotme, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë vetëm për të.

Deri tani numërohen rreth 35 viktima dhe fatmirësisht nuk ka konfirmim për shqiptarë që kanë humbur jetën.

Megjithatë janë ngritur edhe dyshimet e para pasi një shqiptar që banon pranë zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje dhe thotë se kanë humbur kontaktet dy emigrantë shqiptarë.

Ferdinand Sakaj thotë se nuk dihet nëse ata kanë qenë ose jo pranë urës por familjarët nuk mund t’i kontaktojnë.Tragjedia në Xhenova, ua ka marrë jetën mbi 20 personave.

Burimi: Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne