Zhdukja e gazetarit, shefi i OKB-së kërkon të vërtetën

Kreu i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar “të vërtetën” për zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres tha për BBC se kishte frikë se zhdukje të tilla do të ndodhin rregullisht dhe do të bëhen normale.

Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u zhduk më 2 tetor pasi vizitoi konsullatën e tij në Stamboll.

Arabia Saudite thotë se akuzat për urdhërimin e vrasjes së tij janë “gënjeshtra”.

Ministri i Brendshëm, Princi Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, tha të premten se mbretëria ishte gjithashtu e gatshme të zbulonte “të gjithë të vërtetën”, por shtoi se akuzat që ishin lëshuar se Arabia urdhëroi vrasjen e Khashoggi ishin “të pabaza”.

Një burim i sigurisë turke tha për BBC se zyrtarët kishin prova audio dhe video që dëshmonin se gazetari, i cili shkruan për Washington Post, u vra brenda konsullatës.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne