Zhvillime të reja për “Eskobarin e Ballkanit”: Policia kryen kontrolle në Delvinë dhe akuzohet për grabitje të sendeve me vlerë

Mbrëmjen e sotme policia ka kryer kontrolle në banesën e Avni Veizit, vjehrri i Klement Balilit.

Kontrollet janë kryer në fshatin Stjar të Delvinës.

Por sipas familjarëve kontrolli është bërë pa praninë e tyre.

Mësohet se kontrolle janë zhvilluar gjithashtu edhe në bizneset e shumta të familjes.

Këto lëvizje të policisë vijnë pas informacioneve se Klement Balili, i zhdukur prej disa muajsh që kurse u shpall në kërkim nga policia me kërkesë të organeve greke të drejtësisë, mund të fshihet në këtë zonë.

Vjehrri i Klement Balilit, Avni Veizi, reagoi ashpër lidhur me kontrollin surprizë që ndërmori policia pasditen e sotme në banesën e tij.

I kontaktuar nga “News24”, Veizi u shpreh se në banesën e tij policia u fut pa vendim gjykate dhe pa prezencën e tij, dhe se i ishin grabitur sende me vlerë.

Banesa e Avni Veizit ndodhet në lagjen “Papuci”, në Delvinë, rreth orës 17:20 minuta.

Dhëndri i Veizit, Klemend Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne