Zhvillimet në Jemen, vazhdimësi e krizave në Siri dhe Irak

Najef al Kanes , ambasadori i Jemenit në Siri, deklaroi se ajo cka po ndodh në Jemen është vazhdimësi e zhvillimeve në Irak dhe Siri, sepse këto vende kanë kundërshtuar planin amerikano-sionist për Lindjen e Mesme.

Ai tha se një nga qëllimet e SHBA në Jemen është kontrollimi i ngushticës Baba l-Mondab si një pikë kalimi strategjike, si dhe kontrollimi i portit tepër të rëndësishëm të Adenit nga SHBA dhe sionistët. Ambasadori i Jemenit në Siri tha se SHBA dhe sionistët po i përkrahin agresorët kundër Jemenit me qëllim që të realizojnë objektivat e tyre për sundimin e pikave strategjike të territorit të Jemenit dhe për të shtrirë ndikimin e tyre në Lindjen e Mesme. Nakef al Kanes tha se takimi i Riadit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe krerëve të vendeve arabe të Gjirit Persik ishte një komplot kundër arabëve dhe Islamit, ndërsa Trump e shfrytëzoi këtë takim për qëllimet e tij tregtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne