Zircon, raketa e re kundër aeroplanmbajtëseve, gjashtë herë më e shpejtë se zëri

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, Rusia ka prodhuar raketën Zircon e aftë të shkatërrojë plotësisht një aeroplanmbajtëse.

Funksionarët e Kremlinit bënë të ditur se raketa cruise Zircon ka një shpejtësi 3800-4600 milje në orë, çka është 6 herë më e lartë se shpejtësia e zërit. Sipas gazetës Daily Mail, kjo raketë e pakapshme nga radarët mund të shkatërrojë aeroplanmbajtëset e reja britanike “Queen Elisabeth” dhe “Prince Wells” që kushtojnë secila 6,2 miliardë paund. Daily Mail shkruan se sistemi antiraketor britanik mund të perceptojë raketa me shpejtësi 2300 milje në orë, ndërsa raketa Zircon është e pakapshme nga asnjë sistem antiraketor në botë. Ndërkohë mediat ruse njoftuan se në fillim të vitit 2018, raketa Zircon do të dislokohet në luftanijen nukleare ruse “Piotr Veliki”. Kjo raketë mund të lëshohet nga toka, nga luftanijet dhe nga nëndetëset./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne