Zjarr i fuqishëm në një banesë tek zona e Vollgës në Durrës

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Nr.1 të qytetit të Durrësit e njohur ndryshe si Zona e Vollgës.

Zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa atje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.

Janë të paktën dy mjete për shuarjen e zjarrit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuar djegien e banesës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne