Zjarret në Athinë/ Ambasada njoftim me rëndësi për shqiptarët që humbën dokumentet: Ja kush do t’i paguajë

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë, të cilët humbën apo pësuan dëmtime të dokumenteve të identifikimit gjatë zjarreve vdekjeprurëse që ranë në 23 korrik në Attiki të Greqisë.

Ambasada përmes një njoftimi në rrjetin social ka bërë të ditur se duhet të dinë se shpenzimet do tu mbulohen nga ata, ndërsa ka shpjeguar dhe vendimin e ministrit Ditmir Bushati.

“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korril në – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë, në Facebook.

Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare atje. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215.

Burimi: Gazeta shqiptare

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne