Zjarret, paralajmërohet një skenar apokaliptik edhe për Shqipërinë

Një raport i publikuar vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal fliste për një skenar apokaliptik në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor në vitet në vijim, me temperaturat mesatare që do të rriten me të paktën 5 gradë celsius deri në fund të shekullit dhe me klimën që do të kthehet në sub-tropikale.

Zonat bregdetare dhe jugore, si Shqipëria, do të jenë gjithmonë e më të nxehta e më të thata gjatë stinës së verës, stinë e cila do të zgjatet edhe më shumë me kalimin e viteve. Shqipëria është një ndër vendet më të prekura nga ndryshimi klimatik në rajon, me temperaturat në rritje të ndjeshme, si në të ardhmen e afërt, deri në 2035, me rreth 1 gradë celsius.

Por, ndër të tjera, raport jep alarmin edhe për zjarret. Në një kohë që Greqia është goditur nga një tragjedi e përmasave gati apokaliptike, studimi jep alarmin, dhe Shqipëria është në qendër të këtij rreziku.

Zjarret vlerësohen si një ndër simptomat kryesore të ndryshimeve klimatike në rajon dhe të klimës sub-tropikale që do të përfshijë të gjithë Ballkanin Perëndimor. Në rritje projektohet jo vetëm frekuenca e zjarreve nëpër pyje por edhe përhapja e këtyre zjarreve në zona të tjera, edhe të banuara. Për këtë arsye, studimi rekomandon rritje të kapaciteteve monitoruese nëpër pyje.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne