Zonja e parë e Pakistanit: Erdoğan udhëheqës i vërtetë i botës muslimane

Zonja e parë e Pakistanit, Bushra Imran, ka vlerësuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si një udhëheqës të vërtetë të botës muslimane.

Në intervistën e saj të parë me një transmetues lokal, Bushra tha se pas themeluesit të Pakistanit, Mohammad Ali Jinnah, ky shekull ka vetëm dy udhëheqës, kryeministrin pakistanez Imran Khan, si dhe presidentin Erdoğan.

Khan është mbështetur në drejtim të sufizmit në vitet e fundit me vizita të shpeshta në shenjtëror dhe shërues besimi për të kërkuar bekime për udhëtimin e tij politik.

Kjo e bërë atë që në në shkurt të këtij viti të martohej me shëruesen e besimit, Bushra Imran.

“Khan nuk është një politikan, por një udhëheqës i cili nuk dëshiron të fitojë para dhe nuk ka nevojë për famë”, tha Bushra, duke shtuar se ai po bën gjithçka për kombin.

Krahasimi midis kryeministrit Khan dhe presidentit Erdoğan, sipas zonjës së parë pakistaneze është se burri i saj është një njeri shumë i thjeshtë.

Bushra, që publikisht mban vello, është përballur me kritika nga qarqet liberale në vend. Ajo tha se nuk i intereson, sepse ajo është pjesa më e rëndësishme e fesë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne