Zonja e parë e Turqisë: Pas ndërhyrjes turke në Afrin, mund të rikthehen në Siri 500 mijë njerëz

500 mijë sirianë mund të rikthehen në Siri, në rajonin e Afrin, pas suksesit të operacionit “Dega e ullirit”. Të paktën kështu mendon bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Emine Erdoğan, e cila ka folur gjatë një konference të mbajtur në Stamboll. Sipas saj suksesi i operacionit ushtarak të ndërmarrë nga Turqia për të spastruar zonën e veriut të Sirisë nga kurdët peshmerga, do të hapë rrugë për kthimin e njerëzve dhe do të parandalojë valë të reja ikjeje nga fqinji jugor i Turqisë. Bashkëshortja e presidentit turk ka sjellë si shembull operacionin tjetër të drejtuar nga Turqia, “Mburoja e Eufratit”, suksesi i të cilit i hapi rrugë rikthimit të 140 000 sirianëve në vendin e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne