Zonja e parë Emine Erdogan merr çmimin për ndihmën e refugjatëve të Turqisë

Zonja e parë Emine Erdoğan u nderua me një çmim të veçantë nga Global Hope Coalitio (GHC) për reagimin me dhembshuri dhe dinjitet ndaj gjendjes së vështirë të refugjatëve.

Ndërsa Emine Erdogan është në Gjermani, sepse shoqëron Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, këshilltari kryesor i presidencës Profesor Gülnur Aybet mori çmimin në emër të saj gjatë darkës vjetore të GHC të mbajtur të enjten.

“Turqia do të vazhdojë të jetë zëri i të shtypurve!”, tha Emine Erdogan tha në një shkrim në Twitter, duke falënderuar ata që i dhanë çmimin.

Në letrën e ftesës për darkën, që ju dha Emine Erdogan më 3 shtator, Presidentja e Nderit e Aleancës së Shpresës Globale Irina Bokova tha: “Ne do të nderohemi nëse pranoni çmimin tonë për trajtimin e dhembshur dhe human të Turqisë ndaj refugjatëve sirianë dhe refugjatëve të tjerë”.

Në darkën vjetore të GHC morën pjesë shumë krerë shtetesh dhe udhëheqësish të nivelit të lartë.

Më parë , Emine Erdogan mori Çmimin e Njohjes së Shërbimit Humanitar në Forumin e Donatorëve Globalë në Londër për përpjekjet e saj filantropike për nevojtarët, sidomos për muslimanët Rohingya.

Burimi: Daily Sabah/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne