Zvicra do të mbajë referendum mbi ndalimin e nikabit

Gjenevë: Qeveria zvicerane thotë se votuesit do të vendosin nëse do të ndalohen veshjet që mbulojnë fytyrën si maskat ose burkat dhe nikabet e myslimanëve.

Qeveria tha se do të kryhet një votim mbi ndalimin e veshjeve, i cili ka pasur mbeshtetje nga grupet e ekstremit të djathtë.

Kjo vjen pasi avokatët mblodhën mbi 100,000 nënshkrime për të vënë iniciativën përpara në votim, sipas sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, i cili u lejon votuesve që të vendosin çështje kryesore të politikave.

Këshilli Federal ekzekutiv do të caktojë një datë për referendumin, që nuk pritet të ndodhe para vitit të ardhshëm.

Kalimi do ta vendoste Zvicrën krahas Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera evropiane në ndalimin e veshjeve që mbulonin fytyrën. Rajoni zviceran italiano folës i Ticinos miratoi një ndalim të tillë vitin e kaluar. Masat u propozuan nga një grup që përfshinte ligjvënës nga partia nacionaliste popullore e Zviceres./ Gazeta Impakt

burimi:dawn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne