Zyrëtarë të Afrinit: Forcat e YPG-së kërkojnë të kalojnë nga përplasja direkte në taktika guerile

Administrata e rajonit të Afrinit në pjesën veri-perëndimore të Sirisë e populluar nga një popullsi kurde ka bërë me dije se militantëte Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga SHBA-ja do të kalojnë nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë në ndjekjen e taktikave guerile në betejat e tyre kundër forcave ushtarake turke dhe militantëve të tjerë aleatë nga të vetë-quajturat Ushtria eLirë Siriane.

Othman Sheikh Issa, i cili është bashkëkryesues i këshillit ekzekutiv të Afrinit, në një deklaratë televizive gjatë ditës së dielë: “Forcat tona janë të pranishme në të gjithë territorin e Afrinit. Këto forca do të godasin pozicionet e armikut turk dhe mercenarëve të tij në çdo rast të mundshëm.”

Ai ka vazhduar më tej duke shtuar se: “Forcat tona në Afrin do të bëhen një makth i vazhdueshëm për armikun tonë.”

Përpara kësaj deklarate, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka bërë me dije se ushtarët turq dhe aleatët e tyre kishin arritur të merrnin plotësisht kontrollinbrenda qytetit të Afrinit.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përvjetorit të 103-të të fushatës Gallipoli në qytetin verilindor të Çanakkales, Erdogani është shprehur se:“Qendra e qytetit të Afrinitështë marrë tërësisht nën kontrollin turkme orën lokale në orën 08:30 (dhe 05:30 GMT).

Ai ka vazhduar duke shtuar se “Ne do të na duhet të ndërmarrim hapate nevojshëm për të rindërtuar Afrinin, për të ringritur infrastrukturën aty dhe për të zhdukur gjurmët e terroristëve. Flamujt e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të Turqisë janë ngritur në qendrën e qytetit të Afrinit.”

Erdogani ka theksuar se“Ne nuk ndodhemi atje për të pushtuar vendin, por për të zhdukur grupet terroriste dhe për të mundësuar arritjen e paqes në Afrin.”

Gjithashtu gjatë ditës së dielë, Stafi i Shtabit të Përgjithshëm turk është shprehur në një deklaratë se të tij sejanë “neutralizuar” 3,603 terroristë në Afrin, ndërkohë që nga ana tjetër kanë mbetur të vrarë 46 ushtarë dhe kanë mbetur të plagosur 225 të tjerë.

Autoritetet turke shpeshherë përdorin termin “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar ose janë vraëë ose janë kapur.

Ankaraja e sheh YPG si degën siriane të grupit militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që ka luftuar në mënyrë të vazhueshme për të krijuar një rajon autonom në Turqi që prej vitit 1984.

Erdogan ka thënë në mënyrë të vazhdueshme se Afrini duhet të pastrohet nga “terroristët” dhe ka kërkuar vendosjen e trupave turke në këtë qytet gjatë një fjalimi që pati mbajtur në nëntor të vitit 2016.

Një gjë e këtillë ndodh ndërkohë që zyrtarët amerikanë e konsiderojnë YPG-në si forcën më efektive luftarake kundër grupit terrorist takfirist Daesh (ISISin) në Sirinë veriore dhe kanë rritur ndjeshëm mbështetjen e tyreqoftë për armatimin qoftë për teknologjinë që i nevojitet këtij grupi.

Kontradiktat mbi një krijimin e një force të mundshme kufitare të Sirisë filluan më 14 janar, kur një raport që u publikua në Reuters ka bërë me dije se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri ka planifikuar që të krijojë një forcë të madhe kufitare të përbërë prej 30,000 personash me ndihmën financiare të mundësuar nga aleatët e saj ushtarakë.

Qeveria siriane tashmë e ka dënuar ofensivën turke kundër Afrin, duke hedhur poshtë pretendimin e Ankarasë se kishte bërë një njoftim paraprak për Damaskun përsa i përket realizimit të këtij operacioni.

Burimi : Press TV/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne