Zyrtare: Maarif blen institucione arsimore në Shqipëri

Fondacioni turk “Maarif” ka blerë Universitetin “New York Tirana” dhe institucionet arsimore të lidhura me të.

Universiteti “New York Tirana”, i cili u themelua si universiteti i parë privat në Shqipëri në vitin 2002, më pas filloi aktivitet arsimore edhe në nivelet e kopshtit të fëmijëve, shkollës fillore dhe të mesme.

Sot këto institucione arsimore kanë mbi një mijë nxënës, nga të cilët 750 janë studentë, 180 ndjekin shkollën e mesme dhe 90 janë nga kopshti i fëmijëve e deri në klasën e 9-të, ndërkohe që kanë bashkëpunim edhe me Universitetin Shtetëror të “New York”-ut, gjë që mundëson diploma të dyfishta.

Në këto institucione, të cilat në vitin akademik 2018-2019 do të vazhdojnë nën administrimin e Fondacionit “Maarif” në mënyrë më cilësore dhe suksesshme, deri në shkollën e mesme mësimi jepet në gjuhën shqipe, ndërsa në universitet dhe më tej në gjuhën angleze.

Universitet përbëhet nga 3 fakultete, 9 drejtime, 35 programe dhe 3 qendra hulumtimesh, si dhe ofron arsim në drejtime të ndryshme deridiplomike dhe postdiplomike. Në një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror, gjenden hapësira sportive të mbyllura dhe të hapura, gjithashtu edhe hapësira ku mund të bëhen aktivitetet socio-kulturore.

Fondacioni “Maarif” synon të ofrojë arsim cilësor duke ndërtuar kampusin e vet në Shqipëri për një kohë të shkurtër. Në kuadër të shkollave të tij gjenden laboratorë të biologjisë, fizikës, kimisë, bibliotekë të pasur, qendra për hulumtime që ndihmojnë studentët në procesin arsimor të tyre si dhe amfiteatër.

Fondacioni “Maarif” me shkollat e “New York” në vitet e ardhshme gjithashtu planifikon që të ofrojë arsim në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në nivele të ndryshme, me mundësi të ndryshme të bursave dhe mundësi që studentët të mund të vazhdojnë arsimimin e tyre në Turqi, ku në bashkëpunimin me shkollat që operojnë në Shqipëri synon të zhvillojë sistemin arsimor në vend.

Ndërkohë vazhdojnë regjistrimet në shkollat e blera nga fondacioni turk “Maarif”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne