Zyrtarët e lartë sauditë të larguar nga detyra dhe pikëpyetjet

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud i cili u detyrua të pranojë se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite, ka larguar nga detyra 5 zyrtarë të nivelit të lartë.

Vërehet se ata të cilët u larguan nga detyra janë persona të afërt me princin trashëgimtar Muhammed bin Salman.

Përkundër largimit nga detyra të personave të afërt me të, thuhet se mosprekja e princit trashëgimtar Bin Salman ka për qëllim të formojë perceptimin se “ai është i pafajshëm”. Dy prej atyre që u larguan nga detyra, janë në mesin e personave të njohur në opinionin publik të vendeve arabe. Njëri prej tyre është një nga këshilltarët më të afërt me princin trashëgimtar, nënsekretari i Gjykatës Mbretërore Saud bin Abdullah Al-Qahtani.

Saud Qahtani ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Mbreti Saud ndërsa studimet master ka kryer në Universitetin Nayif të Shkencave Arabe të Sigurisë.

40 vjeçari Saud Qahtani ushtronte detyrën në nivel të ministrit në Gjykatën Mbretërore të Arabisë Saudite. Ai më parë ka ushtruar detyrën e këshilltarit në Punët për Shtyp të Gjykatës Mbretërore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Qendrës për Hulumtime dhe gjatë periudhës së Mbretit Abdullah si këshilltar në zyrën e princit trashëgimtar Muhammed bin Salman.

Saud Qahtani njihet sidomos si një nga personat e rëndësishëm që ka përvetësuar politikat e reja të Arabisë Saudite me ardhjen në detyrë të princit trashëgimtar.

Ndërsa zyrtari tjetër i nivelit të lartë është zëvendës shefi i inteligjencës saudite, gjenerali i lartë Ahmed Asiri, i cili udhëhiqte me zëdhënësinë e koalicionit arab, të themeluar nën kryesimin e Arabisë Saudite për të mbështetur qeverinë legjitime në Jemen kundër rebelëve Huthi. Asiri për shkak të deklaratave të tij në lidhje me zhvillimet në Jemen njihet nga afër në opinionin publik arab.

Ahmed Asiri ka lindur në vitin 1959 në qytetin Asir të Arabisë Saudite. Pas diplomimit në shkollën e specializimit ushtarak në Francë, diplomoi edhe në nivelin master në shkollën ushtarake të Forcave të Armatsura të Arabisë Saudite.

Gjenerali i lartë Asiri i cili ushtronte detyrën e drejtorit në zyrën e princit Halid bin Sultan, në vitin 2014 u emërua këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes së Arabisë Saudite ndërsa në vitin 2015 u emërua zëdhënës i koalicionit arab, të themeluar nën kryesimin e Arabisë Saudite me qëllim të mbështetjes së qeverisë legjitime në Jemen kundër rebelëve Huthi.

Mbreti Selman me dekretin e publikuar ditë më parë urdhëroi themelimin e komitetit të ministrisë nën udhëheqjen e princit trashëgimtar Muhammed bin Salman për ristrukturimin e shërbimeve të përgjithshme të inteligjencës.

Zyrtarët e tjerë që u larguan nga detyra

Vërehet se edhe 3 persona të tjerë, të cilët u larguan nga detyra dhe nuk janë emra shumë të njohur nga opinioni publik, janë zyrtarë të inteligjencës.

Tre persona të tjerë të cilët u larguan nga detyra janë zëvendëspresidenti i Inteligjencës së Arabisë Saudite, piloti Muhammed bin Salih er-Rumeyh, drejtori i Administratës së Mbrojtjes së presidencës së Inteligjencës Refad bin Hamid el-Mihmadi dhe zëvendëspresidenti i Inteligjencës saudite, përgjegjës për burimet njerëzore Abdullah bin Halif esh-Shayi.

“Është vrarë, por jemi të pafajshëm”

Në opinionin publik dhe mediat sociale arabe flitet se përkundër largimit nga detyra të personave të afërt me princin trashëgimtar Muhammed, vlerësohet se mosprekja e tij ka për qëllim të formojë perceptimin se ai është i pafajshëm.

Ndërsa deklarata se Khashoggi ka vdekur në një grindje brenda kompleksit të konsullatës komentohet si mesazh për atë që “Kemi vrarë Khashoggin, por jemi të pafajshëm”. Opinioni publik ende nuk është njoftuar për atë se kush janë 18 personat që janë ndaluar. Po ashtu nuk dihet nëse në mesin e personave të arrestuar ndodhen 15 persona që është përcaktuar se kanë shkuar në Turqi.

Tani në opinionin publik arab, ku deklarata “për grindje” nuk është parë si e besueshme, shtrohet pyetja “Ku është kufoma?”.

Në mediat arabe publikohen lajmet se “drejtësia u përmbush”

Mediat saudite publikojnë në drejtim të asaj se është përmbushur drejtësia në vend.

Oganet mediatike si gazeta Ukaz, pas largimit nga detyra të 5 zyrtarëve të lartë dhe arrestimit të 18 personave kanë shkruar se ka filluar të përmbushet drejtësia për çështjen e Khashoggit.

Poashtu edhe kanalet televizive si Al Arabia bëjnë transmetime të tilla.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne