Michael Carpenter, këshilltar i ish-zëvendëspresidentit amerikan Joseph Biden, mendon se është plotësisht në rregull që zyrtarët amerikanë të “kontrollojnë” qendrën e Nishit dhe se nuk beson që do të gjejnë diçka problematike.

“Le të vijnë rusët dhe të shikojnë brendinë e bazës së Bondsteel. Për më tepër mendoj që vizitorët nga Rusia kanë qenë atje shumë herë në të kaluarën, nuk do të gjejnë asgjë interesante”, deklaroi Carpenter për N1, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë vëmendje pozitës specifike të Serbisë në Ballkan.

“Mendoj se SHBA-të duhet të kenë një rol më të rëndësishëm në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte më mirë për të dyja palët një negociim i ndërmjetësuar. Jam i bindur se SHBA-të do të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve por edhe për BE-në”, ka theksuar ai.

Sa i përket pranisë së Rusisë në Ballkan, Carpenter e sheh ‘mjaft normale dhe krejtësisht të pranueshme’.

15