Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer thotë se qeveria është legjitime, dhe se ai nuk është në Tiranë për të negociuar për një platformë me palët. Ai theksoi se të gjtiha partitë politike, duke ju drejtuar me një apel të veçantë, vetë opozitës, duhet të marrin pjesë në zgjedhje, dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik.

Kjo thirrje shkon për opozitën shqiptare e cila ka djegur mandatet dhe ka dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, duke mos pranuar të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, me Edi Ramën kryeministër.

Nuk jam këtu për të negociuar një platforme me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fortë për to dhe procesin politik.

Shqipëria la një qeveri legjitime me të cilën  ne bashkëpunojmë. Ajo vend aleat dhe do të ketë suportin tonë. Jam konfident se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në drejtësi.

Është përgjegjësi e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Ajo duhet të ndajë vizionin e saj me mbështetësit dhe të punojë fortë. Vetëm në këtë mënyrë mundet të fitojë në arenën politike”, u shpreh Palmer në një takim sot me gazetarët, siç raporton për redaksinë e Shqiparja.com gazetari Antonoi Çakshiri.

Opozita tashmë jo parlamentare, nuk e pranon si legjitim Kuvendin i cili po vijon të plotësohet me ligjvënës të rinj nga listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës nga PD dhe LSI. Por Palmer thotë se opozita “duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje”. “Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit”, theksoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, i cili sot ndodhet në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

10