Zyrtari i Sanxhakut e ndan sërish Serbinë

Nënkryetari aktual i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar, Esad Xhuxho në Tëitter ka publikuar një hartë në të cilën e ka ndarë Sanxhakun e Vojvodinën nga Serbia, transmeton Koha.net.

Kjo duket se e ka bërë shumë nervoze gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” e cila ka shkruar se ky nuk është skandali i fundit nga politikanë boshnjakë që veprojnë në Novi Pazar.

Në këtë kontekst, gazeta ka përkujtuar edhe një deklaratë të liderit të boshnjakëve në Sanxhak Sulejman Ugljanin: “Serbia është shtet fashist që me gjenocid e krime dëshiron të pushtojë territore”.

Kjo deklaratë, thotë gazeta, është pritur me brohoritje “Republika e Sanxhakut”, “Suljo, të duam” dhe “Vuçiqu pederu…”.Xhuxho, në mbishkrimin e fotografisë që ka publikuar, ka shkruar se kështu do të dukej Ballkani në vitin 2025.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne