Zyrtarisht në vjeshtë, shiu përmbyt rrugët e Durrësit

Ditën e sotme reshjet e shiut kanë pushtuar vendin.

Që në orët e para të mëngjesit në qytetet kryesore janë shënuar reshje shiu të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje.

Vetëm në pak minuta shi, rrugët e Durrësit janë përmbytur duke shkaktuar edhe trafik në autostradë.

Parashikimi i motit

Vijon ndikimi i vranësirave dhe shirave të përkohshëm në territor deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht në zonat malore.

Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i kushteve të motit duke nisur nga bregdeti dhe zona e ulët ku do të ketë vranësira e kthjellime ndërsa me vranësira dhe shira të dobët paraqiten zonat malore.

Mbrëmja por kryesisht nata, sjell stabilizim të atmosferës duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë në kushtet e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit vijojnë rënien me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremumet në rang vendi të luhaten në vlerat 6 – 24°C.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë mesatare, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë. /albeu

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne