Zyrtarisht paraqiten paditë kundër Donald Trump

Avokatët shtetëror pohojnë se pagesat nga bota e jashtme të cilat i ka pranuar perandoria afariste e presidentit amerikan janë shkelje e Kushtetutës.

Avokatët shtetëror të Washigton DC dhe shtetit federal Maryland të hënën do të paraqesin padinë në të cilën pohohet se pagesat nga shtetet e jashtme të cilat i ka pranuar perandoria afariste e presidentit amerikan Donald Trump paraqesin shkelje të Kushtetutës amerikane, transmetojnë mediet, duke u thirrur në burime që janë në lidhje me paditë. Trump tashmë është ballafaquar me padi të ngjashme të cilën e paraqiti në janar shoqata joprofitabile e cila merret me etikën politike, transmeton agjencia kroate Hina. Padia të cilën e paraqesin avokatët shtetëror ka më tepër gjasa para gjyqit sepse bëhet fjalë për lëvizjen e parë të drejtësisë, në lidhje me akuzat se Trump si kandidati presidencial republikan i ka shkelur dispozitat kushtetuese, të cilat ndalojnë financimin e politikanëve nga burimet të cilat i kontrollojnë qeveritë e huaja, transmeton gazetametro.net. Avokatët shtetëror, të cilët i ka emëruar Partia Demokratike, bëjnë përpjekje me luftërat gjyqësore kundër politikës së presidentit amerikan. Kështu me sukses e kanë bllokuar zbatimin e urdhëresës së tij ekzekutive mbi ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane. Në gjyq janë edhe paditë kundër masave të tij mbi dobësimin e mbrojtjes së ambientit dhe heqjen e sigurimit gjithëpërfshirës shëndetësor./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne