Shqiperia

​Gjykata Administrative largon audituesit e KLSH nga Albpetrol

Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë, ka vendosur sot largimin e audituesve të KLSH nga ndërmarrja shtetërore “Albpetrol”.

Vendimi i kësaj gjykate mban firmën e gjyqtares Elvana Cicolli.

Ky vendim vjen gati 2 muaj pas një vendimi tjetër i cili urdhëronte pezullimin e auditimit në ndërmarrjen shtetërore të naftës.

Pas këtij vendimi audituesit e KLSH nuk mund të ushtrojnë kontroll mbi pasqyrat financiare të Albpetrolit.

Ky është një rast i paprecedent pasi një autoritet shtetëror, siç është gjykata, nëpërmjet një vendimi ndalon një tjetër autoritet shtetërore, që është KLSH, të ushtrojë detyrën kushtetuese për të audituar fondet publike të buxhetit të shtetit.

OPINIONE