​Rama-skuadrës fituese:Pushteti na u dha për atë çka do bëjmë

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi ditën e sotme socialistët që fituan garën për deputet në zgjedhjet e Qershorit, duke u përcjellë një mesazh.

“Ta mbajmë mirë vath në vesh se një pushtet i këtyre përmasave që fituam nuk është besim për atë që kemi bërë, por besim për atë që mund të bëjmë. Zgjidhja e një koalicioni jo pa probleme dhe besimi tek socialistët”, tha Rama.

“Falenderoj Ilir Metën, por jo që çoi gjërat për dreq. Të reflektojë se është President”
Në fjalimin para skuadrës fituese të zgjedhjeve të 25 Qershorit, Rama u kujdes të bëjë një falënderim për ish-bashkëkryetarin në koalicionin qeverisës, Ilir Meta.

Rama tha se një falënderim i shkon Ilir Metës për sa kohë kontribuoi për reformat, por jo për deklaratat gjatë fushatës.
“E falënderoj për kontributin që dha gjatë qeverisjes, kuptohet jo që çoi gjërat për dreq nga fundi”.

Rama madje i ka kujtuar Metës se mori votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.

“Bashkëkryetari hodhi në erë projektin strategjik të së majtës së bashkuar. Dua t’i lutem të reflektojë si Presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual dhe jo konfliktuar dhe të bëjë riparimet e dëmeve të parara që i bëri figurës së kreut të shtetit në fushatë.
LSI është vrimë në ujë, dhe dalja e tij nga çelësi për qeveritë. Falenderoj ministrat e LSI, për kaq shumë kontribute që dhanë për të mirën e Shqipërisë në detyrën e re të opozitarëve”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne