1.1 miliard euro nga paratë e shqiptarëve dalin jashtë vendit

Rreth 6% e prodhimit kombëtar të Shqipërisë largohet jashtë vendit. Deri tani janë 400 milion euro, para të kompanive që punojnë dhe shkojnë në vende të tjera dhe 700 milion euro nga sektori bankar që janë dhënë për bizneset jashtë. E gjithë kjo shumë është transferuar vetëm gjatë 2016-ës. Administratori i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku, thotë se shkaku kryesor për këtë dukuri është mungesa e mundësisë së investimit në tregun vendas.

Për të, qeveria duhet të fillojë nga lufta kundër monopoleve, në mënyrë që tregu të liberalizohet dhe të ketë konkurrencë të ndershme.

Sipas Konfindustrise, një pjesë e mirë e bizneseve të huaja në Shqipëri kanë fituar kontrata konçesionare, ose kanë pozita të favorshme në treg të cilat u sigurojnë fitime të larta, ndërsa paratë e konsumatorëve shqiptarë nuk investohen në ekonominë e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne