Bota

1 Maji, ‘tym e flakë’ në Paris! Protestuesit sulmojnë dyqanet (foto)

Në mbarë botën u zhvilluan protesta për të kujtuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve. Në disa qytete, protestat ishin paqësore dhe parakalime me pankarta në duar për më shumë të drejta, ndërsa në disa shpërtheu dhuna.

Te grupi i dytë futen protestat e organizuara në Paris. Qindra tubues u derdhën në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit francez dhe shpejt, ato që duhej të ishin protesta paqësore, u shndërruan në dhunë e kaos.



Protestuesit sulmuan dyqane të ndryshme, që për grupe të vogla anarkiste janë simbol i kapitalizmit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore.

Pamjet që vijnë prej andej janë kaos, përleshje, flakë dhe të lënduar.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe u përpoq të shpërndajë grupet problematike të anarkistëve. Mediat franceze raportojnë për disa të lënduar nga radhët e protestuesve.

Protesta pati edhe në Londër, por nuk u shoqëruan me dhunë.

par par1 par2 par3 paris paris1 paris1ok paris2 paris3 paris4 paris5 paris6 paris7 paris8 paris9 paris10 paris11 paris12 paris13 paris14 paris15 paris16 paris17 paris18 paris19 paris20 paris21