1 miliard dollarë për 1 milion mësues të armatosur

Shtëpia e Bardhë bëri me dije të enjtes se qeveria federale mund të financonte pajisjen me armë të deri 1 milion mësuesve, përfshirë edhe trajnimin e tyre në të gjithë Amerikën.

Nisma është një përpjekje për të garantuar më shumë siguri nga të shtënat në masë që u kanë marrë jetën dhjetëra nxënësve muajt e fundit.

Deklarata vjen pas pohimeve të përsëritura të Presidentit Donald Trump gjatë takimeve në Shtëpinë e Bardhës, si reagim ndaj masakrës që ndodhi në një shkollë në Florida javën e kaluar, dhe synimi është armatosja e mësuesve dhe trajnerëve sportivë.

Do të ishte një “pengesë e madhe” për vrasësit, tha ai.

Në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të enjten pasdite, Raj Shah, zëvendës sekretari i shtypit, u pyet nëse ishte praktike të pritet që mësuesit të mbajnë armë të fshehura për të mbrojtur nxënësit e tyre nga sulmet.

“Kur të keni një situatë të tmerrshme, ajo që mendoni dhe nuk mendoni është praktike, mund të ndryshojë”, tha Shah.

Sindikatat e mësuesve kanë shprehur tronditje dhe skepticizëm nëse një plan i tillë mund të jetë i realizueshëm ose efektiv.

Por në një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë të enjten pasdite, Trump foli për pagimin e shpërblimeve për disa mësues, duke siguruar “njerëz me aftësi të larta, njerëz që kuptojnë armët”.

Ai sugjeroi pagimin e shpërblimeve të mësuesve të armatosur dhe të trajnuar, duke sugjeruar që “10, 20, 40%” e mësuesve të kualifikoheshin për ta bërë këtë, veçanërisht personelin ushtarak në pension.

Shtëpia e Bardhë më vonë u sfidua që 40% e mësuesve të Amerikës që u jepnin një bonus prej, për shembull, 1,000 dollarë, do të duhet 1 miliard dollarë për t’u shpërndarë për 1 mln mësues.

Shah tha se Trump shumë shpejt do të fliste me anëtarët e Kongresit rreth propozimeve legjislative dhe buxhetore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne