1 ton hashash në Kapshticë, ndalohen dy kamionë. Udhëtonin drejt Turqisë

Rreth 1 ton lëndë narkotike dyshohet se janë gjetur në njërin prej kamionëve që u bllokuan në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Dy automjetet e transportit të mallrave që u bllokuan të mërkurën në kufi udhëtonin nga kryeqyteti në drejtim të Greqisë ndërkohë që destinacion final kishin Turqinë.

Procesi i skanimit zbuloi edhe sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike, e cila ishte futur në thasë. Në kamionin e dytë nuk është gjetur lëndë narkotike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne