100 mijë palestinezë janë arrestuar në 17 vite

Aktivistët politikë italianë dhe palestinezë të mbledhur të martën në Romë, deklaruan se gjatë 17 viteve të fundit, regjimi i Izraelit ka arrestuar dhe burgosur 100 mijë palestinezë.

Siç raporton agjencia e lajmeve IRIB, aktivistët politikë italianë dhe palestinezë u tubuan në ditën e 23-të të grevës së urisë së 1800 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, duke shprehur solidaritetin e tyre me të burgosurit palestinezë dhe duke i cilësuar “shkelje të konventave ndërkombëtare dhe e të drejtave elementare të njeriut” abuzimet e regjimit izraelit me të burgosurit palestinezë. Në këtë tubim e mori fjalën edhe znj. Mai Al Kaila, ambasadore e Palestinës në Itali si dhe disa aktivistë politikë palestinezë dhe italianë. Znj. Al Kaila deklaroi se aktualisht mbi 6500 palestinezë ndodhen në burgjet sioniste dhe shtoi se 44 prej tyre janë të burgosur që prej 20 vitesh. Që prej 17 Prillit, ditës së të burgosurve palestinezë, 1800 të burgosur palestinezë kanë filluar një grevë urie duke protestuar ndaj kushteve çnjerëzore në burgjet e regjimit okupator sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne