100 mijë persona të infektuar me kolerë në Jemen

Nën hijen e vazhdimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, numri i personave të infektuar me sëmundjen e kolerës ka shkuar në 100 mijë persona.

Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten në raportin më të fundit ka thënë se sëmundja e kolerës deri më tani ka marrë jetën e 7899 personave në Jemen. Sipas kësaj organizate, deri më tani rreth 100 mijë persona janë infektuar me sëmundjen epidemike të kolerës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne