100 ministra do të takohen për herë të parë në Turqi për samitin e transplantimit

Ministrat e Shëndetësisë nga gati 100 vende do të takohen në “Samitin e Ministrave të Shëndetësisë”, që do të organizohet për herë të parë në Turqi.

Ministrat do të përcaktojnë hartën rrugore për transplantimin e organeve dhe do të nënshkruajnë një deklaratë me titull “Diplomacia Globale e Shëndetit Kundër Krimeve në Lidhje me Transplantimin e Organeve”.

Samiti do të organizohet në qytezën turistike Kemer të Antalias në datat 18-19 tetor nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë dhe koordinimin e Fondacionit të Turqisë për Transplantimin e Organeve (TONV). Në samit do të marrin pjesë ministrat e Shëndetësisë nga kontinente të ndryshme, duke filluar që nga Afria e deri në Evropë, nga Amerika Latine e deri në Azi.

Krahas ministrave të 76 vendeve, ku bëjnë pjesë edhe Senegali, Nigeria, Kenia, Etiopia, Egjipti, Malajzia, India, Pakistani, Maroku, Tunizia dhe Algjeria, vende këto që kontribuojnë në aktivitetet që organizohen nga Rrjeti Ndërkombëtar i Transplantimit të Organeve (ITN), do të marrin pjesë edhe ministra të vendeve evropianë që strehojnë refugjatë.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë dhe Rrjeti Ndërkombëtar i Transplantimit të Organeve (ITN) do të luajnë një rol pararojë në vazhdimin e këtij bashkëpunimi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne