100 VITE “PA ZOT SHTËPIE”..!

Nga Savash VELIU

Në pesëdhjetë vitet e kaluara ishinë shqiptarët të lënë të pafuqishëm prej sllavëve të dirigjuar nga perëndimi dhe tani në tridhjetë vitet e fundit nën Euro-Amerikanët sërish shqiptarët janë jomjaftueshëm të mbrojtur nga sllavët arrogant dhe kështu një kohë na mashtroi Lindja bollshevike me destruktivitetin e tij dhe na mashtron sot Perëndimi me  demokracinë (dyftyrshe) të rremë e dekadente keqazi siç shihet. Evropa, në çdo rast në fakt u ka treguar serbëve se rruga drejt suksesit është ajo e tradhtisë dhe vrasjeve duke ua mbuluar për 100 vite gjurmët e krimeve pas tyre.

Pas pavarësimeve të shteteve ballkanike shqiptarët kanë qenë gjithnjë në përpjekje të bëhen zot shtëpie me preteks të udhëheqin vetveten derisa sot ate e bëjnë duke shpresuar se me anë të SHBA’s dhe BE’s do ngriten në faktor Ballkanik, së paku të jenë të zotët e vetes e të vataneve të tyre, por siç shihet tani ajo është duke u mbështetur sërish në anët e gabuara të historisë, prandaj edhe janë gjithnjë humbës… pse? Shkaku se edhe SHBA edhe BE janë kreatura të ngritura si shkuma e detit një kohë kurse sot brenda rrethanave të krijuara të rirenditjes së re globale nuk dihet a do ekzistojnë vet nesër. Pse kjo? Më kujtohet para një dekade pati deklaruar CIA se më vitin 2035 do të bëhet ‘’Shqipëri e Madhe’’ (vet thënia në aspektin politik si e tillë nuk tregon seriozitet) gjegjësisht do behen shqiptarët faktor! Projekti për ribashkimin shqiptarë në ‘’Shqipëri të Madhe’’ është agjenda e gatshme Amerikane dhe e Perëndimit, por kjo edhe po të ndodh megjithëate do të jetë një protektorat i madh nën mandatin e tyre, e jo të shqiptarëve. Për këtë skenar pritet momenti më i volitshëm gjatë acarimeve politike brenda shqiptare që të aprovohet ky projekt me kukullat e arritura diku në Londër si Monark apo për një rirenditje tjetër politike.

Sidoqoftë kjo i bie baraz me atë se duhet së pari të shikojm, a do të mund të arrijnë të ekzistojnë si organizma udhëheqëse botërore deri më vitin 2035 SHBA me BASHKIMIN EVROPIAN, shkaku se në arrenën e dyluftimit për supremacion gjeopolitik e gjeostrategjik edhe atyre u lëkunden bedemet e të qenurit faktorë botëror, ngase nuk dihet çka do të pjellë dita e nesërme, a do gdhijmë me ta apo ta!?

Prandaj, më së miri i bie që shqiptarët t’i konsolidojn rradhët e tyre politike e të bëhen zot shtëpie në vend të humbasin kohën mbi shpresa të kota, sepse përndryshe do vuajnë si sot të hequr për gjuhe zvarrë pafundësisht…!

Deri kur do të na mashtrojnë ‘miqtë’ e rremë të shqiptarëve?!

Paramendoni thjeshtë përse deri më sot Dy, tre a katër Parti politike shqiptare nuk arrijn të bëjnë asnjë dobi popullit të vet në çështjen më esenciale si vetvendosja për ribashkimin kombëtar derisa Sllavo-Grekët kanë arritur të vendosen mbi një Marrëveshje qindvjeçare e cila gjithnjë është në ripërtrirje si të vazhdojnë shtypjen dhe sundimin e shqiptarëve bashkë me tokatë e tyre.

Pyesim, përse nuk mund të pajtohen partitë shqiptare mbi një Kauzë të përbashkët siç është përfundimi i ‘’Bashkimit Kombëtar’’ mbi iden; ‘’Bashkim’’ e jo ‘’Përçarje’’ mes veti, dmth. Gjitha partitë politike të futen nën një ombrell të vetëm që do bëhet gjenerator rrënues i ‘’tabuve’’ të vjetruara si deri sot, e jo të veprojnë ndesh vetes. Këtu nuk duhet anashkaluar pyetjen; A kanë gisht të lartëpërmendurit mbi partitë shqiptare të mos bien në ujdi por gjithnjë të jenë të gatshëm vetëm për përçarje duke u justifikuar mbi probalitete shterpe që vë vetveten para një akti të kryer.!?

Historia dëshmon se veprimi i parë i armikut është të OKUPOJ. Okupimi nuk nënkupton okupimin klasik me armë, tani ai okupim bëhet përmes okupimit të MENDJES që pikë së pari fillon me kalimin e Sistemit të ARSIMITË në Dorë të (ar)mikut me të cilën ai do ta kontrolloj tërësisht mendjen e popullatës përmes injektimit të mësimeve të shpikura e të shpifura historike se shqiptarët me dhunë janë detyruar të pranojnë fenë islame dhe kurrë prej lindjes nuk kanë parë një të mirë dhe se perëndimi është shumë më i sinqert me ata. Dhe se Perëndimi asnjëherë nuk ka tentuar dhe nuk tenton që t’ia ndryshon fenë (besimin) dukujt me dhunë!

Ja këtu fshehetë Deviza e dominimit të tyre mbi mendjet e popullit ku ‘’okupatori’’ tregohet gjithnjë Superior kurse vetja i ‘’prapambetur e barbar’’, që pas një kohe të mirë të procesit të trushpërlarjes sistematike ata popujë do të ndjejnë ndaj vlerave të veta kombëtaro-fetare neveri e urrejtje duke i luftuar të vetët më ashpër se armiku i tij derisa okupatori ndërkohë arrin të akomodohet thellësisht mbi pasuritë në saje të verbërimit të mendjes prej gjykimit racional larg realiteteve duke u përqëndruar qorazi pas urdhërave të tyre si vazal të rrënë si skllevër të urryer!       

Dhe mendo mirë përse intelektualët me dije të larta morale e kombëtare u kalbën jashtë institucioneve Vitale të shoqërisë shqiptare të përjashtuar pa dinjitet për të ofruar gjeneratave të reja dijen e mirëfilltë, gjegjësishtë ardhmërisë, që sot ato institucione arritën të jenë të stërmbushura me pseudointelektual mediokër që e bastarduan shenjtërinë e Tempujve të Dijes deri në përbaltje që të merr në fund merritorisht nofkën “PISA”… Kështu, duke qenë zotri u bënë argatë të mjerimit!!!

Dritëro AGOLLI thotë, “Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”!

Nuk mund të paramendohet t’i rezistohet dinakërisë së fshehtë perëndimore me një Arsimim shterpe e akomoduar mbi përtaci mendore pa patur një Arsimë me Arsimues të mirefilltë si grada e saj më e lartë Patriotike e cila është mbi hijen e Pushkës.!!!

Andaj, kujdesë kujt ia le Arsiminë në dorë, sepse ‘’Njeriun e dëmtonë Mosdija dhe Mosnjohja e Kulturës Traditore’’!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne