Të rinjtë shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë të ndërtojnë jetën jashtë bërthamës familjare. 4.3 % e popullsisë, apo e thënë ndryshe, 103 mijë persona në Shqipëri jetojnë të vetëm. Shumica prej tyre, 62,5 % janë të moshuar, 60 vjeç e lart, të cilët jetojnë të vetmuar. Sociologët e shohin këtë fenomen global si një indiferentizëm i të rinjve në marrëedhëniet familjare.
“Duhet parë dhe në një lloj indiferentizmi që kemi vënë re të rritet në radhët e marrëdhënieve familjare”. Faktorët ekonomikë dhe emigracioni janë disa nga arsyet se përse në vendin tonë po rriten shifrat e të moshuarve që po jetojnë vetëm.
“Lidhen në radhë të parë me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve kryesisht. Këta prindër kanë mbetur të vetmuar si rezultat i emigrimit të djemeve dhe ofrimi i kujdesit për këta prindër, nuk ua bëjnë atyre të mundur”.
Nisur nga të dhënat e Censit, ku në Shqipëri numri i të moshuarve po rritet, si dhe të atyre që jetojnë vetëm po ashtu, sociologët thonë se duhen politika sociale për këtë grupmoshë.